Operacioni i Kryeministrit Rama, Limit.al mëson detaje, ndërhyrja zgjati 1 orë

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një operacioni, për heqjen e apandesitit, në orët e para të mëngjesit të kësaj së hëne.

Kreu i Qeverisë ndjeu shqetësim shëndetësor, si pasojë e një krize akute apandesiti dhe për shkak të kësaj iu desh t’i nështrohej një ndërhyrjeje në QSUT.

Limit.al mëson detaje në lidhje me operacionin e kryer nga Kryeministri.

Rama është futur në sallën e operacionit rreth orës 04:30, të mëngjesit të së hënës. Ndërhyrja është kryer me laparoskopi e jo me thikë dhe ka zgjatur 1 orë.

Gjendja shëndetësire e Kryeminstrit Rama paraqitet e mirë./Limit.al