“Kam një vit pa puthur vajzën”, Rudina Dembacaj i përgjigjet ish bashkëshortit

Ndarja e Rudina Dembacajt me babain e vajzës së saj fillimisht u duk se ishte në paqe, deri para më shumë se një viti kur Aleksandër Varfaj bëri publike lidhjen e re dhe pëlqeu disa komente që ofendonin Rudinën. Së fundmi ai ka marrë vëmendjen e mediave pasi publikoi një foto me vajzën dhe shkroi që ka një vit pa e puthur.

Lidhur me këtë ka deklaruar edhe Rudina Dembacaj e pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”.
Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante Aleksandër Varfaj një fotoje me të voglën.