SHKUP– Opozita maqedonase ka kërkuar këtë të hënë dorëheqjen ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. Këtë kërkesë partia opozitare VMRO-DPMNE e justifikon me faktin se gjatë takimit që Osmani ka pasur me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albarez, ka folur vetëm në gjuhën shqipe.
Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së shprehet se ky është një akt që shkel rregullat shtetërore dhe nënçmon qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Marija Miteva: Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cënojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë.
Në kërkesën e saj opozita shkprehet se veprimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është i papranueshëm.
Sipas tyre Osmani dhe koalicioni qeverisës LSDM-BDI shkelin vlerat kombëtare. Ata i bëjnë thirrje Osmanit që të nisë ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase./Limit.al