Sam Smith kritikohet ashpër për performancat në turne, cilësohen ‘satanike’ dhe ‘seksualizuese’!

Muzika e tij adhurohet nga miliona njerëz por vitet e fundit Sam Smith ka ndryshuar shumë pamjen e tij dhe sjelljen.
Që kur këngëtari deklaroi se ishte gay, disa vite më parë, ai është “transformuar” në pamje duke u veshur me veshje rozë dhe tejet provokuese.

Mirëpo së fundmi Sam në performancat e tij live po kritikohet edhe më shumë. Madje performanca e tij e fundit e turneut “Gloria the Tour” u quajt “satanike” dhe “groteske”. Sam i cili tani thotë se është “non-binary” dhe përdor përemrat ata/ i tyre, kishte veshur veshje skenike me brirë djalli dhe kurora me tela, veshje fetish, një ngacmim strip dhe një imitim grotesk të akteve seksuale në skenë, ndërsa në publik kishte edhe fëmijë.

Nuk është hera e parë që këngëtari i “Stay With Me” kritikohet për performancën e saj skenike këtë vit.

Në shkurt, Smith performoi këngën “Unholy” së bashku me bashkëpunëtoren Kim Petras në Grammy Awards 2023, të veshur me kostume të ngjashme. Interpretimi i këngës së tyre mbresëlënëse ngriti zemërimin e disa politikanëve konservatorë, përfshirë senatorin e Teksasit Ted Cruz, i cili e denoncoi performancën dhe e cilësoi “të keqe”.

Disa përdorues të mediave sociale u kundërpërgjigjën shpejt ndaj Cruz-it, megjithatë, me një person që u përgjigj:

E keqja është kur një burrë hyn në një shkollë dhe vret një duzinë fëmijë. E keqja është kur Rusia bombardon shkollat dhe spitalet për të zaptuar tokën. E keqja NUK është kur një muzikanti kërcen rreth e rrotull me një kostum djalli duke performuar një këngë hit./ Limit.al