Përbërësit: Salcë beshamel (miell, gjalp, qumesht, e verdhë veze, kripë), midhje, vaj ulliri, majdanoz, hurdhër

Përgatitja: Si fillim hedhim në një tigan vaj ulliri, hurdhër, majdanoz, midhjet, verë e bardhë dhe i lëmë derisa të avullojnë. Heqim midhjet dhe mbajmë pjesën e tulit të midhjes dhe i mbushim me salcën beshamel. I pjekim në 150⁰ per 10 min.