Marrëveshja e Ohrit dhe Asosacioni ‘përplas’ Kurtin dhe Brnabiç

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kuti deklaroi këtë të dielë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Kurti shkruan se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj, referuar deklaratave të bëra më herët nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili kishte deklaruar se do të ketë një zbatim të pjesshëm të marrëvesjes së arritur në Ohër.

POSTIMI I ALBIN KURTIT:

Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa.

 

Përgjigjen ia dha homologia tij serbe Ana Brnabiç. Ajo zgjodhi që të përgjigjet po përmes Twitter-it ku shkruan se marraveshja paraprke në takimin në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt. Ajo kërkoi nga Kurti formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

POSTIMI I ANA BRNABIÇ:

Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë.

Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.