Haaland pranë rekordit absolut në Premier League, Chelsea nuk ngre krye, Bournemouth shokon Tottenham

Manchester City mori një fitore tepër të rëndësishme, në javën e 30-të të Premier League. ‘The Citizens’ mposhtën me rezultatin 3-1 Leicester-in. Gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Guardiolas, që vulosën takimin që në pjesën e parë. Stones zhbllokoi shifrat në ‘Etihad Stadium’ në minutën e 5-të, duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Nuk mund të mungonte pa shënuar edhe Erling Haaland. Norvegjezi realizoi një dopietë në minutat 13 dhe 25. Me këtë dygolësh, 22-vjeçari barazon rekordin e Salah me 32 gola të shënuar në kampionatin anglez që në sezonin e tij të parë dhe 2 më pak se numri më i madh i golave që një lojtar ka shënuar përgjatë një sezoni, në historinë e elitës së futbollit anglez.

Iheanacho shënoi golin për miqtë, sa për statistikë, në minutën e 75-të.

MANCHESTER CITY-LEICESTER (VIDEO)

Chelsea nuk ngre krye as me Lampard në stol. Blutë e Londrës pësuas sërish disfatë, kësaj radhe nga Brighton. Gallagher shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 13-të. Skuadra e De Zerbit përmbysi gjithçka me Welbeck dhe Enciso. Chelsea nuk arrit të fitojë në kampionat prej 5 ndeshjes radhazi, duke numëruar 3 humbje dhe 2 barazime.

Ndërkohë edhe ekipi tjetër londinez i Tottenham pësoi disfatë në shtëpi nga Bournemouth. ‘Spurs-at’ u shokuan nga miqtë, duke u mundur me shifrat 2-3. Son shënoi golin e parë të takimit, në minutën e 14-të. Bournemouth surprizoi vendasit duke përmbysur gjithçka Vina e Solanke. Danjuma vendosi baraspeshën në të 88-ën, ndërsa në limite Ouattara shënoi golin e fitores për mysafirët, që largohen me 3 pikë nga Londra./Limit.al