Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si ‘Cllevio Serbiano’ u ndalua këtë të dielë, në hyrje të aeroportit të Rinasit, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ndalimi i tij, u bë pas denoncimi të reperit të njohur Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit ‘Noizy’.
Sipas denoncimit, ‘Cllevio’ e ka përndjekur ‘Noizyn’, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social ‘TikTok’, duke i thënë se do e vriste.
Noizy dhe babai i tij pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet ‘TikTok-ut’ dhe për këtë gjë kanë bërë edhe kallëzim penal, ndaj shtetasit Kleviol Ahmeti.
Mësohet se ‘Cllevio Serbiano’ është shoqëruar në DVP Durrës, ndërsa sqarohet se ende nuk është arrestuar. Ndaj tij pritet të rëndojë akuza e veprës penale ‘Përndjekja’./Limit.al