Arroganca e Georgina-s po lodh edhe Christiano Ronaldon, çifti po kalon në krizë

Arroganca e Georgina Rodriguez dhe poshtërimet që ajo u bën miqve të saj, po krijojnë edhe probleme në çift. Partnerja e futbollistit është cilësuar si egoiste dhe i mungon përulësia për mënyrën se si vepron.

Fillimisht irritim ka shkaktuar kur Georgina mori një influencuese dhe i kërkoi asaj të vishte disa nga çizmet e veta të pa veshura ndonjëherë, për t’ja dhuruar. Problemi ishte se shoqja e saj, e cila pranoi t’i vishte pa hezitim, ishte shtatzënë.

Por poshtërimet nuk mbaruan me kaq. Në një story Georgina tregon para vajzave çantën e re Hermes që ka mbërritur dhe pa hezituar u thotë “mos e prekni me duar”, duke mbështjellë dorezën me çantën e pëlhurës që erdhi. Këto situata duket se nuk po i pëlqejnë aspak Cristiano Ronaldos. Për këtë arsye kanë nisur edhe thashethemet për një përçarje. Në fakt, tashmë po spekulohet për një krizë mes çiftit.

Por së fundmi edhe përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georgina-n, të cilën ai e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon. Ndërkaq, ai u shpreh se:

“Kam punuar me Georgina Rodriguez në ‘Gucci’ rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve. E kisha parë Cristianon disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe e vërteta është se ka shumë gjëra që u thanë për Cristianon dhe Georgina-n. Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para apo të mos kishte paratë që ka tani, gjithmonë arrogante dhe superiore. Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid. Siç e dinë të gjithë, Georgina ka thënë se u takua me Cristianon kur ai po hynte në dyqanin ‘Gucci’ me disa miq dhe djalin e tij dhe ajo sapo po dilte nga dera, por nuk ishte kështu”./Limit.al