Ballina Diaspora Panairi “Slow Food” 2023 në Gjermani, pjesë edhe 11 prodhues shqiptarë

Panairi “Slow Food” 2023 në Gjermani, pjesë edhe 11 prodhues shqiptarë

Prodhuesit shqiptarë do të marrin pjesë në Panairin “Slow Food” 2023 në Shtutgart, Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Frida Krifca, e cila ka publikuar dhe foto në faqen e saj në Facebook nga mbërritja e prodhuesve shqiptarë në këtë Panair.

“Sapo mbërritëm në Stuttgart, Gjermani së bashku me 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food në Panairin “Slow Food” 2023. I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca.

https://www.facebook.com/reel/2752368188232009?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=DoDoxx