Nevina Shtylla fejohet me avokatin: “Propozimi erdhi dhe nuk kisha asnjë dyshim për përgjigjen”

Eshtë një ndër vajzat e pakta të ekranit për të cilën dihen shumë pak gjëra personale. Nevina Shtylla prej kohësh është përfolur se është në një lidhje disa vjeçare me një jurist. Herë pas here ka patur dyshime nga mediat rozë se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak të mungesës së fotove, apo nga ndonjë deklaratë e moderatores.

Mirëpo së fundmi Nevina ka bërë një rrëfim që nuk pritej duke treguar se jo vetëm që nuk është ndarë por ka marrë edhe një propozim për martesë, të cilin e ka pranuar.

Në emisionin “S’e luan topi” ajo ka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar, ndërsa sa i përket planeve për dasmë ka treguar se e ka të hapur si opsion pasi nuk ka vendosur akoma diçka konkrete.

“Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët. Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut dhe shqiptarëve siç ndodh në Tiranë. Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjën time’, është shprehur moderatorja./ Limit.al