Çfarë po paralajmëron?! Brnabiç: Serbia nuk ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit

SERBI-Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka deklaruar se vendi i saj nuk ka asnjë asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit.  Por Bërnabiç u shopreh se ajo vetë s’beson Kosova do ta bëjë Asociacionin.

Ana BrnabiçNuk besoj se do të ndodhë.

Ajo u shpreh se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën sepse nuk ka një agjendë reale politike. Bërnabiç tha se protestat e opozitës dhe frika për Kosovën është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.

Ana Brnabiç: Prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve.Limit.al