Ajo është një ndër aktoret më të pëlqyera turke për publikun shqiptar. Demet Ozdemir ka luajtur në disa nga serialet më të shikuar në vendin tonë. Kësaj here duket se lajmet që vijnë për të nuk janë shumë të mira, pasi aktorja e famshme duket se ka vendosur të ndahet. Demet u martua gushtin e kaluar dhe bëri një dasmë madhështore me këngëtarin dhe komedianin Oguzhan Koç. Por edhe pse në foto dhe video dukeshin shumë të lumtur bashkë, çifti ka vendosur t’i japë fund martesës.
“Është e vërtetë që kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.
Çifti nuk i ka hequr akoma fotot e përbashkëta nga rrjetet e tyre sociale. Edhe pse fansat ende shpresojnë që ata t’i japin edhe një mundësi marrëdhënies, thuhet se aktorja do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë.
Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi njerëzit e saj për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre.
Ndërkohë, Demet e cila konsiderohet si një prej aktoreve më të famshme turke aktualisht po shijon suksesin me serialin e ri “Adim Farah” përkrah aktorit Engin Akyurek./ Limit.al
View this post on Instagram