Ballina Kryesore Arsyeja pse gjyqtarët dhe avokatët mbanin paruke në kohët “e lashta”

Arsyeja pse gjyqtarët dhe avokatët mbanin paruke në kohët “e lashta”

Nëse keni parë ndonjëherë një film me ngjarje të shekullit të 17-të, me siguri keni vënë re avokatë dhe gjyqtarë të veshur me paruke të gjata.

Në fakt, kjo shenjë e dukshme është mjaft e qartë për të njohur avokatët dhe gjyqtarët në shumë piktura të vjetra.

Por, cili është shkaku i mbajtjes së parukeve të tilla?

Kjo modë është zhvilluar më së shumti në mesin e shekullit të 17-të dhe nisi të zbatohej nga Mbreti Louis në Francë.

Sifilizi, një sëmundje epidemike e kohës, shkaktonte rënie flokësh, gjë që e bëri parukën një modë dhe një mbulesë të nevojshme.

Gjithashtu, Mbreti i Anglisë Charles II dhe shoqëria e tij e lartë filluan të mbanin paruke. Në atë kohë, rrobat e gjyqtarëve dhe avokatëve u përcaktuan të ishin të ngjashme me rrobat e pallatit.

Kur kombinoheshin këto dy arsye, veshja e një paruke u bë e pashmangshme.

Përveç kësaj, avokatët dhe gjyqtarët e përdorën atë për t’u ndarë nga publiku në sallën e gjyqit dhe për të vendosur epërsinë e tyre.

Moda e parukeve vazhdoi në shekullin e 18-të. Paruka më e shkurtër dhe më kaçurrela u bë pjesë e jetës së përditshme.

Ndërsa paruka me flokë të gjatë u bë një pjesë ceremoniale e historisë që përfaqësonte gjyqtarët dhe avokatët./GazetaTema-Limit.al