“The Time”: Scholz një nga njerëzit me më ndikim në 2023

Scholz e ka shpallur pushtimin rus të Ukrainës një “pikë kthese epokale”, duke premtuar se Berlini do të përgjigjej në një situatë kritike dhe mbase pikërisht sjelljë të tilla e kanë bërë të renditet në kategorinë e liderëve me më shumë ndikim.

“Brenda vitit të kaluar, Gjermania përmbysi pacifizmin e saj të pasluftës, duke rritur shpenzimet e saj ushtarake, duke u bërë kështu një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Ukrainë”, sipas artikullit.

Gjermania ka reduktuar gjithashtu varësinë e saj nga furnizimet e energjisë ruse, duke kaluar me nxitim tek burimet e rinovueshme, pavarësisht frikës se kjo do të ishte e shtrenjtë dhe problematike.

Të tjera hyrje të dukshme në listë përfshijnë Evan Gershkovich, gazetari i “The Wall Street Journal”, i cili u arrestua nga Moska pas akuzave për spiunazh./Limit.al