Ballina Kulinari Si të rrisim imunitetin dhe të përmirësojmë simptomat e gripit?

Si të rrisim imunitetin dhe të përmirësojmë simptomat e gripit?

Qumështi i Artë ose i quajtur ndryshe edhe çaji i shafranit të Indisë, është pije me lëndë ushqyese të shkëlqyera anti- inflamatore, antioksidante dhe imunologjike.

Përbërësit: 1 filxhan çaji qumësht, 1/2 lugë çaji tumerik, 1 lugë çaji piper të zi, 1 lugë gjelle mjaltë. Mund të shtojmë edhe disa feta xhinxher të freskët dhe kanellë sipas dëshirës.

Përgatitja: Në një enë shtojmë qumësht që të ngrohet, shtojmë tumerik dhe piper të zi, shtojmë mjaltë. E ngrohim derisa të nxehet mirë. E kalojmë në një mikser për të arritur një masë më kremoze. Përgatitja është gati, mund ta konsumoni 2-3 herë në ditë.

//Limit.al