Ballina Kryesore Valdrin Sahiti u kap me drogë në Turqi? Stilisti publikon videon nga...

Valdrin Sahiti u kap me drogë në Turqi? Stilisti publikon videon nga Dubai

“Valdrin Sahiti kapet me drogë në aeroportin e Stambollit” .Ky lajm prej mbrëmjes së djeshme ka pushtuar mediat kosovare.

Me siguri emrin e tij e keni ndeshur të paktën një herë tek profilet e Instagram-it të Vip-ave shqiptarë. Sahiti është stilisti i famshëm nga Kosova, i cili përveç personazheve shqiptarë ka veshur edhe yje si Beyonce, Yung Miami, modelen Winnie Harlow etj.

Sipas lajmeve Sahiti akuzohet për veprën penale “blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë”.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte paisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Por stilisti u është përgjigjur mediave duke publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një video nga Dubai, duke pretenduar se është në eventin e modës që mbahet atje./limit.al