Nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht gjatë natës mund të ketë lidhje me disa arsye. Në varësi të shkakut të urinimit të shpeshtë gjatë natës, mund të zgjidhet me anë të ilaceve ose duke ndryshuar disa zakone përpara se të flini. Disa pyetje që shtrohen më shpesh janë:
• A ndodh për shkak të konsumimit të shumtë të lëngjeve? Konsumimi i tepërt i lëngjeve ndikon në sasinë dhe shpeshtësinë e urinimit, veçanërisht nëse pini para se të flini. Gjithashtu nuk rekomandohet as pirja e alkoolit dhe pijeve që përmbajnë kafetinë disa orë para se të flini.
• Mund të keni infeksion? Infeksioni urinar është një tjetër arsye për urinimin e shpeshtë gjatë natës. Në rast se keni infeksion, përveç urinimit të shpeshtë, do të keni edhe dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në bark dhe një simptom e përbarshkët dhe e shpeshtë është dhe temperatura.
• Ndikon mosha? Personat në moshë më të thyer, kanë nevoja më të shpeshta për të urinuar gjatë natës. Kjo ndodh për shkak të çlirimit të muskulaturës dhe hapjes së fshikëzës së urinës, e cila bën të pamundur mbajtjen e urines për një kohë të gjatë. Gjithashtu, me kalimin e moshës zvogëlohet edhe sekretimi I hormonit I cili I drejton veshkat të punojnë me një ritëm më të ngadalshëm gjatë kohës që jeni duke fjetur. Urinimin e shpeshtë tek personat në moshë më të thyer, shkaktohet edhe nga disa gjendje të tjera në vartësi të gjinisë: tek meshkujt, zgjerimi I prostatës mund të jetë shkak për nevojën e urinimit të shpeshtë dhe problemeve të tjera gjatë urinimit. Grate gjatë menopauses kanë rënie të sekretimit të estrogjenit, hormonit I cili shkakton ndryshime në traktin urinar. Në rast se të gjithë kanë lindur fëmijë, atëherë mund të keni një gjendje që quhet inkontenencë stresi (shkarkim I pavullnetshëm I urinës).
• Problemet me gjumin? Shpesh ndodh që të mos zgjoheni vetëm për shkak të urinimit, por thjesht ju del gjumi, dhe meqë tashmë jeni zgjuar ndjeni dhe nevojën për të urinuar. Ky gjumë I lehtë mund të jetë për shkak të disa çrregullimeve si depresioni, dhimbja kronike, etj.
//AcibadenSistinaHospital
//Limit.al