Ndarja e Shakirës dhe Pique tani edhe objekt studimi, Universiteti në Spanjë mban konferencë duke iu referuar çiftit

Ka kaluar thuajse një vit që kur mediat në Spanjë filluan të aludonin se lidhja e këngëtares Shakira me futbollistin Gerard Pique kishte marrë fund.

Shkak u bë tradhtiaa e këtij të fundit. Janarin e kaluar, publikimi i këngës së saj “BZRP Music Sessions #53” me Bizarrap theu internetin me 500 milionë shikime në YouTube. Kënga theu 14 rekorde Guinness gjatë 24 orëve të para, dhe tani, do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM).

Universiteti në fjalë njoftoi se ka organizuar një konferencë ku do të analizojë pasojat e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës: nga e drejta në privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare.
Sipas njoftimit targeti që synohet për të dëgjuar konferencën janë studentët por edhe njerëzut kureshtarë./Limit.al

Burimi: Hola