Ballina Shëndet E keni pyetur ndonjëherë veten se përse ndiheni të lodhur gjatë stinës...

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse ndiheni të lodhur gjatë stinës së pranverës?

Temperaturat po rriten, dita po bëhet më e gjatë, dielli është gjithnjë dhe më i pranishëm, dhe gjithsesi ndiheni pa energji. Ndjenja e përgjumur, lodhja, dhimbja e shpeshtë e kokës, të gjitha këto janë simptoma të cilat nuk duhet të lidhen me fillimin e pranverës. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të caktuar, por vuani nga e ashtuquajtura “lodhja pranverore”. Shkaku i kësaj gjendje, ka të bëjë me ndryshimin e hormoneve, proceset biokimike në organizëm, si dhe ndryshimin e ritmit të hapjes së syrit, gjë e cila ndikon në sjelljen dhe gjendjen e humorit gjatë stinëve të ndryshme.

Shumë dekada më parë është vërtetuar ndikimi i ndryshimit të motit mbi shëndetin. Në këtë periudhë të vitit, moti është i paparashikueshëm. Nëse jemi të vetëdijshëm se gjatë stinës së verës na presin ditë të nxehta, gjatë stinës së dimrit na presin ditë të ftohta, stina e pranverës na ofron pothuajse gjithçka.

Një numër i madh njerëzish i ndjejnë këto ndryshime të motit, i cili reflekton mbi shëndetin e tyre, duke shfaqur dhimbje të shpeshtë të kokës, dhimbje e kyçeve, lodhje dhe ftohje të shpeshta

Ditët me diell dhe shkëlqim, ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së humorit dhe në rritjen e kryerjes së aktiviteteve fizike. Ne kemi ndjesorë të veçantë n sy, të cilët reagojnë ndaj diellit dhe transmetojnë sinjale në tru, duke rregulluar ritmin biologjik dhe hormonal, vigjilencën dhe gjendjen tonë të humorit. Gjatë kësaj periudhe pranvere rritet niveli i seratoninës, hormonit të lumturisë. Ky hormon ju bën të ndiheni të lumtur, por nga ana tjetër është fajtor për humbjen e energjisë dhe entuziazmit. Lëkura përthith rrezet UV të cilat ndikojnë në krijimin e vitaminës D, e cila gjithashtu është e shëndetshme për shëndetin tonë. Rritja e temperaturës na mundëson të jemi më pranë temperaturës 20 gradë e cila është ideale për trupin e njeriut. Por, pranvera është një stinë kaq e paparashikueshme dhe komplekse, e cila përveç anëve pozitive të saj, njerëzit vuajnë nga alergjitë, kjo do të thotë edhe një sezon plus nën ndikimin e bllokimit apo rrjedhjes së hundës, teshtitjeve, përlotjeve, kruarjes së lëkurës, etj. Poleni i shkaktuar nga pemët, si dhe bari, shkaktojnë një reaksion alergjik në organizmin e njeriut.

//AcibademSistinaHospital