Ballina Kryesore E FORTË/ Vuçiç: Kosova po na provokon që të na futë në...

E FORTË/ Vuçiç: Kosova po na provokon që të na futë në luftë me NATO-n

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë disa deklarata të forta gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të serbevë në Kosovë. Gjatë fjalës së tij Vuçiç tha se Kosova po provokon Serbinë për luftë. Sipas tij qëllimi i Kosovës është që të provokojë një luftë mes Serbisë dhe NATO-s.

Lideri serb u shpreh se Prishtina zyrtare po kërkon që të paraqitet në arenën ndërkombëtare si viktimë, duke hequr një paralele me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Aleksandër VuçiçQëllimi i tyre i vetëm është të kryejnë sa më shumë dhe sa më shumë provokime të forta që të mund të paraqiten si një lloj Zensky i kërcënuar dhe të na fusin në konflikt me NATO-n dhe pastaj të çlirojnë të gjithë botën nga, siç thonë ata. Shërbëtorët rusë. Ky është i gjithë kuptimi i gjithçkaje që ata bëjnë.

Por Vuçiç deklaroi se pavarësisht provokimeve të shumta Serbia nuk do të bëjë asgjë pasi një luftë me Kosovës do të thotë luftë me NATO-n.

Aleksandër VuçiçDhe unë nuk mendoj se ka ndonjë zgjedhje në këtë çështje, sepse ne nuk do të ishim në rrugën evropiane që nga viti 2000 nëse gjërat do të ishin ndryshe, sepse 22 nga 27 vende, dhe pastaj do të ishin 23 nga 28 vende, sepse Britania e Madhe ishte anëtare e BE-së, dmth një fuqi tjetër shumë e fuqishme ishte dhe sot është kundër nesh për këtë çështje. Pra nuk është aq e thjeshtë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po zhvillon një takim këtë të enjte me përfaqësuesit politik të Serbisë në Kosovë. Takimi po mbahet në Rashkë dhe ishte i hapur për publikun. E pranishme ishte kryeministrja Ana Bërnabiç, dhe ministra të tjerë serbë./Limit.al