Jeta e njeriut është e mbushur plotë me kuriozitete dhe fakte që ndoshta nuk i dini . Disa prej tyre do ti mësoni tani:
• Kërminjtë mund të flenë deri në 3 vite
Dhe nuk ndjejnë nevojën për të ngrënë. Ndërkohë, gjumi letargjik i arinjve arrin nga 4 deri në 8 muaj.
• Parakrahu yt ka të njëjtën gjatësi me këmbën.
• Truri ynë refuzon që ne ta shohim hundën
Ne jemi në gjendje ta shohim hundën gjatë gjithë kohës, por është truri ai që vendos ta injorojë këtë.
• Shenjat e gishtërinjve të koalës ngatërrohen shpesh me ato të njeriut
Na është thënë se shenjat e gishtërinjve tanë janë unikë dhe në fakt janë, por në të njëjtën kohë janë shumë të ngjashme me ato të koalave, aq sa mund të ngatërrohen fare lehtë.
• Zemra ngadalësohet kur fytyra bie në kontakt me ujin
Njësoj siç ndodh kur notojmë thellë në det, vetëm duke e prekur lëkurën me ujë të ftohtë e bën zemrën të ngadalësohet. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar.
//anabelmagazine.com
//Limit.al