Ballina Aktualitet Detaje nga atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Policia...

Detaje nga atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Policia ende nuk ka asnjë të ndaluar

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të së martës, në atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Sipas ekspertizës të bërë nga ekspertët dhe grupi hetimor, në automjetin e Ndrecës janë vendosur 50 gram lëndë shpërthyese eksploziv.

Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët, ndërsa po vijon këqyrja e pamjeve filmike në laboratorin e kriminalistikës, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati ndaj Bernard Ndrecës, Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar, apo të ndaluar, në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në Komisariat janë shoqëruar 6 persona, për t’u marrë në pytje, por pas verifikimeve të bëra, janë lënë të lirë./Limit.al