Ballina Sport Derbi në finalen e volejbollit për meshkuj, Tirana-Partizani do të përballen në...

Derbi në finalen e volejbollit për meshkuj, Tirana-Partizani do të përballen në finale pas 20 vitesh

Pas 20 vitesh rikthehet sërish derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, në finalen e kampionatit shqiptar të volejbollit, për meshkuj.

Ekipi i Tiranës mundi në gjysmë-finale Erzenin, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Djemtë bardheblu mposhtën në ndeshjen e 3-të shijakasit, 3-1 me sete. Erzeni e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë 30-28.

Tirana zgjohet dhe vendos dominimin e lojës në tri setet pasardhës, duke triumfuar 25-16, 25-18 dhe 25-15.

TIRANA-ERZENI (VIDEO)

Në dy sfidat e tjera gjysmë-finale të zhvilluara më herët, Erzeni ja kishte dalë të fitonte njërën prej tyre me shifrat 3-2, ndërsa kryeqytetasit fituan takimin e dytë me rezultatin 3-0.

Ndërkohë, më herët Partizani kishte arritur kualifikimin për në finale, pasi mposhti në të dyja ndeshjet Vllazninë.

Të kuqtë fituan në Shkodër me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa më herët, në takimin e parë kishin fituar po me të njëjtat shifra./Limit.al