Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ka bërë të ditur se nëpërmjet lëvizjeve të bukura skenike vjen në Teatrin e Përjetimeve, baleti “Giselle”.
Shfaqja e baletit “Giselle” i Adolphe Adam, nën koreografinë e Giuseppe Picone-s është një nga yjet më të shquar të baletit në Evropë, dhe profesionalizmit të dirigjentes së Trupës, Alisa Gjoni.
Historia e “Giselle”, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht që zhgënjehet nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme. Por lufta e vilizave do t’ia bëjë më të vështirë këtë dashuri!
Shfaqja e baletit “Giselle” do të shfaqet në datat 12, 13 prill, prej orës 20.
MCN