Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të globit, madje nuk harrojnë të përmendin edhe origjinën e tyre.
Edhe vitin që lamë pas nuk munguan historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, në fusha të ndryshme si në politikë, biznes, art, sport etj., të cilat më poshtë i rendisim si rastet që na bënë të ndihemi krenarë.
Atletja Luiza Gega mori medaljen e artë në lojërat mesdhetare në garën e 3000 metrave. Një rezultat që bëri krenarë gjithë shqiptarët.
Qendresa Sahiti, studentja shqiptare nga Prishtina, është vlerësuar me çmimin kanadez Mjekësor ‘Hall of Fame’ (CMHF), më 25 gusht 2022.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nominoi për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.
Shqiptarja Klodiana Çuka fituese e çmimit ‘Standout Woman Award International 2022’
Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian
Saimir Dashi, i cili jeton prej vitesh në Livorno është vlerësuar me çmimin “Oscar” në Itali për kontributin që ka dhënë në mjedis.
Kristian Sevdari është një tjetër rast sukesi në disaporë. Ai është edhe shqiptari i parë që ka fituar cmim si punimi me i mire shkencor ne konferencën lider per sektorin energjetik në Evropë.
Juristja me prejardhje nga Kosova, Aida Birinxhiku zgjidhet deputetja më e re në moshë në Parlamentin e Suedisë.