Egjipti njihet për historinë e tij të mistershme. Ndërtimi i piramidave egjiptiane edhe në ditët e sotme konsiderohet një mister absolut. Piramidat egjiptiane nënkuptojnë tre piramidat e Keopsit, Khafre dhe Mencuar. Ato janë të vendosura në një linjë në bregun perëndimor të lumit Nil. Piramidat janë padyshim dëshmitarë të mijëra viteve të historisë njerëzore. Ajo që i bën ato struktura unike për turistët dhe mitologët është fakti se ato janë ndërtuar në një kohë kur nuk kishte pajisje ndërtimi dhe teknologji perfekte. Ato janë interesante për sa i përket arkitekturës dhe kulturës së asaj periudhe të historisë njerëzore. Strukturat madhështore në pjesë të ndryshme të botës janë ndërtuar në një larmi formash, llojesh dhe madhësish të ndërlikuara për arsye të ndryshme. Në histori piramidat luanin rolin e dhomave të varrimit dhe monumenteve kushtuar perandorëve dhe udhëheqësve të vendit. Piramidat e fiseve antike amerikane dhe hindusëve u ndërtuan si ndërtesa fetare dhe varre. Pothuajse secili është unik, ka vendin e tij në histori dhe është një destinacion popullor turistik.
Piramida madhështore e Gizës është struktura më e vjetër në planet. Gjithashtu piramida e Keopsit është një varr i ndërtuar në 2560 para Krishtit. Ka tre dhoma brenda strukturës, varri është i vendosur në pjesën më të ulët të tyre. Dy të tjerët quhen sallat e faraonit dhe mbretëreshës. Ishte e vetmja piramidë egjiptiane që përmban galeri zbritëse dhe ngritëse.
Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këta shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj në mënyrë të njëtrajtshme. Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m.
//albanianpost.com
//Limit.al