Ballina Shëndet Djersitja e tepërt- Përse shkaktohet dhe si ta ndalojmë me mjekime popullore...

Djersitja e tepërt- Përse shkaktohet dhe si ta ndalojmë me mjekime popullore dhe efikase

Djersitja shkaktohet nga ftohjet e herë pas hershme dhe kur nuk mjekohet ashtu siç duhet. Shkak tjetër janë edhe gjëndrat tiroide në mungesë apo me tepricë të jodit. Edhe shqetësimet nervore bëhen shkak i djersitjes së trupit. Një tjeter veçori qe shkakton djersën është rënia e rezistencës së trupit dhe humbja e kripërave minerale. Përveç djersitjes së trupit, njerëzit kanë edhe djersitje të këmbëve. Djersa e tepërt është e mërzitshme, përveç erës së keqe, shpesh herë shkakton dhe mahisje nëpër gishtërinj.
Për të parandaluar djersitjen e tepërt më poshtë janë rradhitur disa mënyra të shëndetshme dhe efikase.
• Sherebela është një bimë e përsosur dhe unike kundër djersitjes së tepërt te njeriu. Përdorimi i saj për një kohë të gjatë siguron një ndalim të menjëhershëm kundër djersitjes. Merrni 5-6 lugë gjelle me bimën e grimcuar dhe hidheni që në momentin e valimit me 6 gota ujë dhe zijeni vetëm 5 minuta. Këtë çaj pijeni të ngrohtë para buke 2-3 gota në ditë. Mund ta ëmbëlsoni dhe me mjaltë sipas dëshirës.
• Merrni 40 gr këputje, 20 gr lëvore arre të gjelbra, 20 gr lule Sherebele, si dhe lule Valeriane. Zijeni në 1 litër ujë 5-10 min, pastaj kullojeni dhe mund ta pini 2 herë nga një gotë në ditë para buke, të ëmbëlsuar sipas dëshirës.
• Hidhni një lugë kafeje me lule dhe gjethe Rozmarine në një gotë ujë. Pini 2 filxhanë në ditë.
//Limit.al