A është kjo dhoma ku fle Elon Musk? Miliarderi habit me përgjigjen

Një vit më parë miliarderi Elon Musk njoftoi se do t’i shiste të gjitha shtëpitë e tij dhe do të jetonte në shtëpitë e miqve. Në atë kohë askush nuk e besoi, por rezultoi se themeluesi i Tesla e së fundmi pronari i ri i Twitter, e kishte me të vërtetë.

Pas kësaj, Musk mori vendimin për të ndërtuar “barakën” e tij pranë selisë qendrore të SpaceX në fshatin Boca Chica, Teksas. Ai nuk jeton vetëm në Boca Chica, që është vetëm dy milje nga kufiri meksikan, pasi shtëpia ngjitur është e rezervuar për njerëzit e tij të sigurisë.

Duket se Musk i pëlqen shakatë edhe kur ai është protagonist, e madje ndonjëherë nuk ngurron të përgjigjet. Këtë radhë, një faqe e njohur për meme në Twitter bëri një shaka që rezultoi gjysmë e vërtetë. Më konkretisht, “gaut” publikoi foton e një dhome gjumi të boshatisur, me një dyshek në dysheme, dhe pretendohej se ajo ishte dhoma ku flinte Elon Musk, edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Bashkë me foton, shkruhej: “Elon Musk ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh. Një prej njerëzve më të pasur në botë. Kjo është dhoma e tij.”

Pasi fotoja u bë popullore në internet, pronari i Twitter shkroi në një koment: “Nuk është tërësisht e pasaktë. Fjeta në divanin e një miku javën që shkoi.”/limit.al