“Pirati” sulmon sërish, Vedat Muriqi shënon dopietë ndaj skuadrës së Ronaldo fenomenit

‘Pirati’ sulmon sërish në Spanjë. Vedat Muriqi tregoi edhe njëherë potencialin e tij të jashtëzakonshëm, në ndeshjes e javës së 28-të të La Ligas, mes Real Valladolid dhe Mallorca-s. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i dha 1 pikë skuadrës së tij, në barazimin 3-3. 28-vjeçari realizoi një dopietë, në pjesën e dytë të takimit. Fillimisht bomberi dardan vendosi baraspeshën në minutën e 53 me një goditje perfekte me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Skuadra e Ronaldo fenomenit po kryesonte sfidën 3-2 deri në minutën e 94. Muriqi goditi mjaft mirë një 11-metërsh të akorduar për Mallorca-n, duke tundur rrjetën dhe vendosur baraspeshën.

Ky ishte goli i 12-të në kampionatin spanjoll për Vedat Muriqin, i cili gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste.

Prizrenasi është kthyer në një idhull për tifozët e Mallorca-s, të cilët e kanë kanë pagëzuar atë me nofkën ‘Pirati’.Limit.al