Aktorja e njohur Eliona Pitarka po shijon shtatzëninë e saj të dytë. E ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ajo ndau me të gjithë momentin e gëzuar kur mori vesh lajmin si dhe gjininë e fëmijës së saj të dytë. Eliona tregoi se kjo shtatzëni ishte e planifikuar dhe së bashku me bashkëshortin dëshirojnë edhe një fëmijë të tretë.
“Kam qenë vetëm në shtëpi kur e kam marrë vesh. Gala ishte në gjumë. Sigurisht ishte një grumbullim emocionesh, fillova të qaj. Jam shtrirë afër Galës dhe i thosha se mami po të bën me një motër ose vëlla.”
Sa i përket gjinisë së fëmijës ajo u shpreh: “Shumë njerëz komentonin në Instagram për një djalë, por ne ishim më të lumtur se kurrë që ishte vajzë. Dëshironim me shpirt që Gala të bëhej me një motër sidomos ngaqë janë kaq afër me moshë. Dy motra në një moshë është fantastike sepse do të rriten në të njëjtën periudhë. Desi, bashkëshorti edhe fëmijën e tretë e do vajzë.”Eliona gjithashtu foli për fotografitë profesionale gjatë periudhës së pritjes së ëmbël: “Kur jam shtatzanë ndihem me seksi se kurrë. Foto-sesionet i bëra për qejf, për kujtime të bukura. për t’ia treguar vajzave të mia. Një femër shtatzënë është një bekim i madh, kështu që duhet të shijojmë çdo moment.”
Aktorja ndër të tjera tha se do të jetë motivuese për gra e vajza, pasi mesazhi që ajo kërkon të përcjellë është se askush nuk është perfekt, dhe se ajo si grua shtatzënë ka strija dhe celulit. Si dhe imprefeksioni është më i bukur se perfeksioni./limit.al