“Debatojnë në mënyrë vulgare”, Arjan Konomi kritikon ashpër Zhaklinën dhe Arbërin

Dikur opinionist i Big Brother, Arjan Konomi është shprehur jo pak herë kundër Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit. Këta dy të fundit në primen e fundit të Big Brother u përplasën me disa nga personazhet brenda shtëpisë, të cilët i akuzuan për presion dhe ofendime.

Me sa duket kundër opinionistëve edhe kësakj here është sërish Arjan Konomi, i cili ka reaguar ashpër në një postim në Instagramin etij.

Lidhur me komentet e Zhaklinës dhe Arbërit, Konomi u shpreh se ata debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi./limit.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)