Abazoviç kërkesë presidentit të zgjedhur: Anulo vendimin e Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

MALI I ZI– Kryeministri në detyrë i Malit të ZI Dritan Abazoviç i ka kërkuar presidentit të sapo zgjedhur Jakov Milatoviç që të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Abazoviç Milatoviç duhet të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

Dritan AbazoviçMund të jetë në fund të qershorit. Çështja, është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme./Limit.al