Prej shumë vitesh e për shumë breza, ai është “baca i shqiptarëve”. Ikona e skenës dhe ekranit, Reshat Arbana, festoi muaj më parë 82-vjetorin. Si një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, Arbana me rolet e tij kanë pasuruar kulturën kombëtare. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, ndërsa roli i parë i tij, shënohet në vitin 1963.
Aktori i njohur Reshat Arbana ka qenë në një emision televiziv ku ka folur për jetën, familjen dhe karrierën, si dhe ka bërë një rrëfim të trishtë në lidhje me raportin e tij me të birin.
“Është sigurisht shumë e vështirë të jesh baba, po mos t’i hyjmë kësaj teme. Unë e kam pasur shumë të vështirë për disa gjëra që më kanë ndodhur me tim bir. Fëmija është dhimbja më e madhe për prindin. Nuk ka dhimbje më të madhe, nuk të zë sytë asgjë prej gjëje, as pasuria, as vlera. në fund të fundit do ikim një ditë e do mendojmë çdo lëmë pas, edhe kjo ka rëndësi. Unë çuditem me disa familje që u rrëshqet fëmija dhe arrin të kalojë në ekstreme, të bëhet kriminel. Insh’Allah nuk e kemi këtë fat.”
Reshat Arbana gëzon respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe pasionin me të cilin ka interpretuar role dhe ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin që përcjell dhe kulturën e veshur./Aktorët shqiptarë