Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë kohës mund të duket relaksuese pergjatë një fundjave, por nëse kjo zgjatet më shumë, si në rastin e periudhës së izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit, qëndrimi mund të bëhet stresues me pasoja në mendjen dhe trupin tonë. Shkëputja nga jeta sociale dhe stili i zakonshëm i jetesës kërkon gjithnjë e më shumë forma të reja argëtimi alternative. Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtrohemi. Si ndikon aktiviteti fizik në trupin tonë? Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet.Po ashtu, përfitime shendetesore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjeve të shëndetshme, zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor: obezitetin. Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur kapilarët e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, rritjen e qelizave nervore në hipokampus.

Disa nga benefitet e ushtrimeve fizike janë: kontrolli I peshës, përmirësojnë humorin, na bëjnë më energjik, ushtrimet ndihmëjnë në për të bërë një gjum më të rehatshëm, ndihmojnë në shëndetin e lëkurës sonë, përmirësojnë përqëndrimin dhe motivimin, etj.

/dermolife.al /Limit.al