Ballina Kulinari Receta e ditës- Musaka me patate

Receta e ditës- Musaka me patate

Përbërësit:  Miell 50 gr, gjalp 50 gr, qumësht 50 ml, 2 të verdha vezëzh, kripë, piper, arra muskat, patate 500 gr, koper, majdanoz.

Për salcën e beshamelit: Skuqim gjalpin me miellin sa të marrin ngjyrë të artë. Më pas hedhim qumështin e nxehtë e përziejmë që të mos na bëhet mielli me kokrra. Vazhdojmë duke hedhur dhe verdhat e vezëve, kripë, piper, arrë muskat.

Përgatitja: Në fillim qërojmë patatet feta-feta ku i skuqim me vaj të bollshëm sa ti japim një faqe. I hedhim kripë, piper dhe më pas bëjmë beshamelën. Marrim një tavë ku e lyejmë me gjalp dhe galetë. Më pas shtojmë shtresën e patateve, salcën beshamel, shtesën e dytë të patateve në krahun e kundërt dhe hedhim serisht beshamel. Më pas i hedhim djath kackavall sipër. E fusim në furrë në temperaturë 180°C për 15 minuta.