Modeles shqiptare në Amerikë i futet në shtëpi një person i armatosur, ajo e tregon ngjarjen e fshehur në dollap

Xhesika Berberi, modelja shqiptare që jeton në Amerikë është përballur me një situatë të pazakontë ku një person i armatosur është futur në shtëpinë e saj. Modelja postoi një video në Instagram ku tregoi situatën në të cilën gjendej.

Xhesika ndpdhej e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork kur dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton. Ajo u fsheh në dollapin e rrobave, nga ku bëri videon, ndërkohë që agresori ndodhej në banesë.

Ndërkohë më pas, me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte evakuuar nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të./limit.al