Ballina Kosova Daçiç po lobon kundër Kosovës/ Presidenca ‘flakë për flakë’: Serbia shkel marrëveshjen...

Daçiç po lobon kundër Kosovës/ Presidenca ‘flakë për flakë’: Serbia shkel marrëveshjen nëse voton kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

epa07995903 Serbian Foreign Minister Ivica Dacic attends a joint news conference with his Greek counterpart Nikolaos (Nikos) Dendias (not pictured), Belgrade, Serbia, 14 November 2019. Dendias paid a one-day visit to Belgrade to meet with high level Serbian officials. EPA-EFE/KOCA SULEJMANOVIC

KOSOVË– Presidenca e Kosovës i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela shprehet se Daçiç po i viziton vendet që janë nën sferën e ndikimin rus dhe ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter Vela shkruan se Serbia së shpejti do të vihet në privë.

Blerim Vela: Daçiç po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në sprovë.

Neni 4 i Marrëveshjes Kosovë-Serbi thekson se palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Por sipas autoriteteve të Kosovës Serbia nuk e zbaton këtë nen dhe se shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç po e shkel ‘me dy këmbë’ nenin në vizitën e tij në Taxhikistan dhe disa vende tjera ka lobuar kundër Kosovës./Limit.al