13-vjeçarja shqiptare, Eliana Kallo ka lënë pa fjalë publikun dhe jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani.
Në audicionet e fshehta, Eliana performoi me këngën Gayle – “Abcdefu”, këngë plot stil, edhe pse e vështirë
Ishin pesë anëtarët e jurisë që u habitën me performancën e saj. Emrat e njohur të skenës muzikore botërore, pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.
Nga ky reagim i fortë i publikut, ajo nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa dy prej anëtarëve të jurisë shkuan ta përqafonin./Top Channel