Veliaj dhe plani për Tiranën: A e mbani dot?!

 

Nga Ervin Goci

Veliaj shpalli planin per Tiranen per te pakten dekaden qe vjen:

Me se pari, ajo qe po ndodh ne pjeset qendrore te Tiranes, do replikohet ne çdo cep te territorit nga Biza, Ndroqi, e deri ne Rinas. Me perspektive e marrim dhe Voren e Rinasin.

Se dyti, sa te jete ai ne krye te Bashkise, te ardhurat kryesore nga taksat, do vijne nga ndertimi, thene ndryshe nga betonizimi i hapesirave publike dhe shkaterrimi i çdo lloj ndertese qe nuk i ngjan formatit te pallatit shumekatesh, ku popullata depozitohet ne etazhere

Se treti:
Plani 2030, eshte rishikuar dy here, po mund te rishikohet sa here qe te na duhet per te hapur sheshe ndertimi, nga pikepamja juridike ai eshte nul, planet do t’i bejme sipas nevojave.

Se katerti:
Thene ne ligjerate te drejte: çdo prone qe ka nje pronar privat, do te zhvillohet, dhe kete nuk ka me nevoje as ta shprehe pronari, se shprehim ne ne vend te pronarit, pra edhe nese pronari nuk do, do ta iluminojme ne se ç’eshte e mire per te.

Se pesti:
Me perfundimin e te gjithe hapesirave te lirave, do te filloje proçesi pak i dhimbshem, por “i domosdoshem”, per te prishur te gjithe pallatet mbi 50 vite, e kshu me rradhe çdo ndertese te vjeter, e çdo pallat qe eshte ndertuar dhe pas 90’te, duke e shpallur qytetin nje kantier te perjetshem ndertimi, ku do qarkullojne parate pastra e te pista.

Se gjashti:
Ai i ben thirrje te gjitheve, nga Bilishti e ne Cerrik, qe te mblidhen ne Tirane, dmth ai mendon se sherbimet ne Tirane jane aq te mira dhe te plota, sa mund te perballoje dhe disa mijera te tjere pa patur asnje luhatje ne cilesine e sherbimit.

Se shtati:
Ai kerkon nje qytet ku te gjithe jane pronare, dhe e vetmja forme e prones qe perfytyron eshte apartamenti, i gjithe aktiviteti ekonomik per te cilin duhet te aspiroje nje person, nje familje, apo nje biznes eshte apartamenti. Qe ne fakt eshte dhe e vetmja valute qe njeh Erioni.

Se teti: Erion Veliaj mendon se niveli aktual i taksave qe ua ka marre shpirtin, si biznese, po ashtu dhe familjareve eshte shume mire keshtu siç eshte, as ia vlen qe te merremi me te, megjithese 60% e parave shkojne per rroga dhe sherbime te cilat nuk sjellin asgje ne qytet.

Se nënti:
Qartazi ai kerkon te perjetesoje nje qytet me pabarazi te thella, ku ai qe shet eshte me i privilegjuar se ai qe blen, ku ai qe jep me qera eshte me i privilegjuar se ai qe mere me qera, ku pronari eshte i shenjteruar ne raport me bleresin, dhe bleresi mbetet nje bleres i perjetshem, ne pamundesi per te gezuar ndonjehere ndonje gje te veten.

Se dhjeti:
Sipas tij, eshte gezim i madh qe çmimet e apartamente kane fluturuar ne stratosfere, dhe ai premton qe do t’i çoje edhe me, sepse me kete i rritet atraksioni qytetit, qytetin mund ta jetojne turistet dhe airbnb-sat, qytetaret vendalij, ata qe duan te permirsojne kushtet e jeteses, te kene nje shtepi me te mire, me te bollshme, ta fshijne dhe nga fantazia, jo me nga pritshmerite e tyre.

Se njembedhjeti:
Ne lidhje me trafikun, permendi qe trafiku do jete shok me ne perjetesi, derisa kemi pallate dhe dendesi qe ne fakt e vendos ai, do na duhet te bashkejetojme me te njelloj si me Barcelona, si ne Londer dhe New York.

Pra me pak fjale o vellezer e motra, motoja eshte “A e mbani dot?!”/Limit.al