Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës.

18-vjeçari me inicialet A. H plagosi me mjetin prerës shtetasit K. H, Xh. P dhe E. T, ngjarje e ndodhur në një lokal, pranë Poliklinikës së qytetit.

Tre të rinjtë e plagosur u dërguan menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes u arratis nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga Policia.

Lidhur me ngjarjen, Drejtoria e Vendore e Policisë Shkodërnxorri një njoftim zyrtar.

Njoftimi i Policisë Shkodër: Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Limit.al