Silvio Berlusconi me leuçemi, flet nga spitali: “Do t’ia dal edhe kësaj radhe”

Vetëm 10 ditë më parë, Silvio Berlusconi hyri në spitalin San Raffaele në orët e vona të pasdites atë me këmbët e tij. Një detaj ky që i shtyu të gjithë të mendonin se shtrimi i ish-kryeministrit në spital ishte thjesht një rutinë për të bërë kontrollet e radhës.

Mjekët i sugjeruan të pushonte dhe të rrinte i qetë, ndërsa ditën e djeshme ai u rikthye në spital me urgjencë, duke u shtruar në reanimacion. Menjëherë u shpërnda lajmi se Silvio Berlusconi vuan nga leuçemia.

Berlusconi kaloi një natë të qetë, nata e dytë që ai qëndron i shtruar në terapi intensive në San Raffaele në Milano pasi u shtrua në spital të mërkurën. Sipas asaj që raportohet, Berlusconi ka reaguar mirë ndaj trajtimit dhe sot do t’i nënshtrohet testeve të reja.

Në një telefonatë për drejtorin e “Il Giornale” ai ka thënë: “Është e vështirë, por do t’ia dal edhe kësaj radhe. Kam mundur të tërhiqem edhe në situata të vështira dhe delikate”.

Luigi Berlusconi, një nga djemtë e Silvios, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele në Milano, ku babai i tij dhe drejtuesi i Forza Italia ndodhet i shtruar që nga e mërkura e kaluar.

Sot mediat italiane shkruajnë se ideri i Forza Itaia vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.

Por ai është vigjilent dhe duket se i përgjigjet mirë terapisë./limit.al