Peshku me ngjyrë portokalli ose të artë, me prejardhje nga Kina, është njëri ndër peshqit më të kërkuar të akuariumit. Ai kultivohet në hurdha peshqish, por edhe si kanakar shtëpiak në akuarium. Në natyrë peshku i artë rritet deri në 30 centimetra dhe në kushte të mira mund të jetojë deri në 45 vjet. Në akuarium jeton më pak dhe rritet deri në 15 centimetra. Shumicën e kohës e kalon në fund të akuariumit, ndërkaq në sipërfaqe del vetëm kur ushqehet. Ushqehet me ushqime bimore dhe shtazore.
Peshqit e artë u rekomandohen fillestarëve, sepse nuk kanë kërkesa të mëdha për t’i mbajtur. U nevojitet shumë oksigjen, ndërsa temperatura e ujit duhet të jetë midis 18 dhe 20 gradë.
Janë peshq shumë paqësorë dhe të shoqërueshëm, prandaj më mirë do të jetë t’i mbani këta peshq në një akuarium. Mund t’i mbani edhe me peshq të tjerë, por jo me llojet tropikale të peshqve. Zakonisht bashkë me ta është e preferuar të mbani ndonjë lloj i cili ushqehet në fund të akuariumit, në mënyrë që të mbahet pastërtia.
Kur është fjala për dritën, është e njohur që peshqit e artë do të humbin ngjyrën e tyre natyrale dhe do të bëhen plotësisht të bardhë.
Ngjyrën e artë dhe të gjitha karakteristikat e disa llojeve të peshqve të rritur i marrin pas një viti. Të vegjlit kanë ngjyrë të hirtë, por me kalimin e kohës marrin ngjyrë të portokalltë.