Ballina Kulinari Panna Cotta- Në kushte shtëpie, e thjeshtë për t’u përgatitur në pak...

Panna Cotta- Në kushte shtëpie, e thjeshtë për t’u përgatitur në pak minuta

Receta e thjeshtë e panna cottes:

Në një enë me ujë të ftohtë vendosim 4 fletë me xhelatinë dhe i lëmë të zbuten për 15 min. Në një tenxhere tjetër hedhim 100 gr sheqer, 1L pana e ëmbël, 16 gr vanilje. Mbasi i kemi hedhur produktet i trazojmë dhe e vendosim tenxheren të nxehet. Mbasi kanë kaluar 15 min, nxjerrim xhelatinen nga uji dhe e vendosim ne tenxheren. E trazojmë dhe shohim që xhelatina shkrihet menjëherë. Kur fillon të ziejë e heqim nga zjarri, dhe fillojmë ta hedhim në tasa. I lëmë në frigorifer për 3-4 orë. Mbasi t’i kemi nxjerrur nga frigoriferi mund t’i shoqërojmë me fruta ose recel sipas dëshirës.