Libri është padyshim çelësi që hap çfarëdo lloj dere që mund të dalë para. Ndonjëherë nuk mjafton të lexosh, nëse nuk ke bërë përzgjedhjet e duhura. Nëse nuk e keni idenë për librin e radhës, atëherë duhet të pyesni dikë që lexon shumë. Do të jeni me fat nëse njihni persona të shenjave të mëposhtme, sepse i kushtojnë rëndësi leximit dhe janë gjithmonë të informuar.
Cilat janë shenjat e horoskopit që lexojnë më tepër?
Virgjëresha:
Vëmendja e virgjëreshave ndaj detajeve e bën leximin një nga gjërat e preferuara të tyre. Faktikisht, Virgjëreshat mund të jenë shenja e zodiakut që i pëlqen më shumë të lexojë. Nuk ka asgjë që një Virgjëreshë pëlqen më shumë sesa të analizojë dhe dekodojë, gjë që e bën leximin ushtrimin perfekt për trurin e tyre.
Binjakët:
Qarkullojnë fjalë se Binjakët nuk bëjnë gjë tjetër veçse dalin dhe flasin, por në fakt kjo nuk është e gjitha për ta, pavarësisht besimit se natyra e tyre ekstroverte do t’i pengonte ata të qetësoheshin mjaftueshëm për të lexuar. Sidoqoftë, gaboheni! Ekziston një aspekt shumë privat i personalitetit të Binjakëve dhe pasi ata kanë kaluar orë të tëra duke biseduar, u duhet kohë për veten e për t’u rikuperuar. Binjakët janë natyrshëm kureshtarë dhe intelektualisht “të uritur”.
Shigjetari:
I njohim për natyrën e tyre plot adrenalinë, por shigjetarët i identifikojnë si “filozofë”. Kjo shenjë zjarri me shpirt të lirë është gjithmonë duke u përpjekur të gjejë kuptimin më të thellë në çdo gjë dhe përmes leximit, një Shigjetar mund të shohë nga këndvështrimet e njerëzve të tjerë, të hapë mendjen ndaj ideve jashtë kësaj bote dhe përfundimisht, të zgjidhë misteret e universit.
Peshqit:
Ne e dimë që peshqit njihen si ëndërrimtarë dhe janë mjeshtra për t’u shkëputur nga realiteti dhe të vizitojnë një vend tjetër në imagjinatën e tyre. Peshqit lexojnë gjithçka, veçanërisht nëse historia është e ngjyrosur me romancë ose fantazi, sepse në fund të ditës, kjo shenjë thjesht dëshiron të shohë bukurinë në botë.