Telashe me drejtësinë italiane për Igli Taren, Guardia di Finanza mësyn në zyrat e 3 klubeve të Seria A

Skandali me plusvalencat dhe fshehjet e të ardhurave të klubeve, është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Itali. Kësaj radhe në telashe duket se është Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, si dhe vetë Presidenti i klubit Claudio Lotito. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Guardia di Finanza ka mësyrë në zyrat e 3 klubeve të Seria A, konkretisht Roma, Lazio e Salernitana. Sa i përket klubit verdhekuq, gjithsej janë 9 persona të marrë nën hetim, duke përfshirë Presidentin dhe n/Kryetarët Dan dhe Ryan Friedkin, ish-Presidenti James Pallotta, si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Zyrat e Romës, Lazios dhe Salernitanas u kontrolluan nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanzas, me urdhër të Prokurorisë së Tivolit, me qendër në kryeqytetin italian, për të marrë dokumentacionin kontabël dhe jokontabël në lidhje me transfertat e lojtarëve.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi që po zhvillohet, i referohet operacioneve të tregut të transfertave që ndodhën midis viteve 2017 dhe 2021. Gjithashtu dyshohet se janë përdorur fatura false për shitjen e lojtarëve nga Lazio tek Salernitana, e më konkretisht bëhet fjalë 7 lojtarët Sprocati, Casasola, Marino, Cicereli, Novela, Morrone dhe Akpa Akpro./Limit.al

http://www.ansa.it/english/news/2023/04/05/soccer-lotito-tare-5-others-probed_fd00d8be-ab8d-4099-a969-db1c145096a9.html