Stresi, ndikimet në shëndetin mendor dhe fizik

Në jetë përballemi me dukuri të ndryshme që ndonjeherë nuk mund ti shmangemi. Një dukuri e pashmangshme që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor është stresi. Ne të gjithë jemi të njohur me të dhe kjo nuk sjell argëtim me siguri. Ndërkohë që ne të gjithë manaxhojmë stresin sipas mënyrës sonë, një gjë është e sigurt qe të gjithë dëshirojmë që të kemi sa më pak stres!

Disa njerëz mendojnë se stresi është i gjithi në mendje, por në fakt ai prek dhe trupin gjithashtu. Sa herë që ne jemi të stresuar, trupi reagon. Për shembull, gjëndra mbiveshkore luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen e trupit ndaj stresit. Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe. Pra, edhe pse përballemi me situata te ndryshme çdo ditë, duhet të kemi parasysh se reagimi i trupit tonë ndaj stresit është gjithashtu shumë unik.

Si ndikon shëndeti mendor në shëndetin tonë të përgjithshëm?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin si mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe sociale. Trupi reagon në mënyrën se si ndihemi, veprojmë apo mendojmë. Kjo është arsyeja pse shpesh ndihemi fizikisht të parehatshëm pas një ngjarjeje stresuese.Keni dëgjuar ndonjëherë fraza, “kam si flutura në bark?” Stresi nxit reaksione fizike të dukshme. Stresi mendor dhe emocional shkakton ndryshime të nivelit të energjisë fizike si dhe ndikon në marrëdhëniet tona shoqërore.

Stresi ndahet në: stres të përkohshëm dhe të vazhdueshëm. Stresi I përkohshëm është pjesë itegrale e jetës sonë, ndërsa stresi I vazhdueshëm mund të lërë pasoja të rënda në organizmin tonë.

  • Ai mund te shkaktojë infarkt në zemer dhe në tru.
  • Mund te shkaktojë depresion
  • Përshpejton procesin e plakjes
  • Rrit rrezikun e shfaqes së kancerit
  • Redukton vëllimin e trurit
  • Ndryshon gjenet

Ne mund ti ulim efektet e stresit duke zbuluar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollojme apo jo dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme,si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ne mund te provojme disa metoda dhe te shikojme se cila është rruga më e mirë që na përshtatet. Ja disa metoda:

  • Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit
  • Shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve.
  • Shpreh ndjenjat. Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
  • Bëj diçka që të kënaq. Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lire. Mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
  • Qendra relaksimi. Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.