Ballina Personazh Ka bërë ndërhyrje estetike? Pamja e fundit e Justin Timberlake zhgënjen fansat

Ka bërë ndërhyrje estetike? Pamja e fundit e Justin Timberlake zhgënjen fansat

Paraqitja e këngëtarit Justin Timberlake është komentuar shumë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “iHeartRadio 2023”, dhe jo për mirë.
Në këtë event morën pjesë artistët më të suksesshëm ndërkombëtarë të muzikës moderne. Edhe pse Justin vetë nuk ka publikuar prej vitesh këngë të reja, ai ishte në këtë ceremony për të suportuar miqtë e tij.

42 vjeçari, i cili 8 vite më parë u shpall edhe mashkulli më tërheqës në botë, duke lënë pas edhe Brad Pitt në atë kohë, me sa duket jo vetëm që e ka humbur këtë status, por po kritikohet shumë për pamjen e tij.

Të gjithëve iu duk sikur fytyra e tij dukej tejmase ndryshe, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale nisën të komentonin se çfarë mund t’i ketë ndodhur yllit të muzikës “Pop” dhe “R&B”.
Sipas tyre, modeli i flokëve të Timberlake është i çuditshëm ndërsa fytyra e tij është shumë e fryrë nga fillerat.

“A e di ndokush nëse Justin Timberlake thjesht nuk është më një 42 vjeçar simpatik apo ka bërë një operacion të keq plastik?”-u shpreh një përdorues në “Twitter” ndërsa dikush tjetër tha: “Ka bërë se s’bën botoks pasi fytyra e tij duket shumë ndryshe.”

Ekpertët e kirurgjive plastike nga ana tjetër ishin të pasigurt, pasi sipas tyre nëse këngëtari do të kishte bërë botoks nuk do të kishte asnjë rrudhë në fytyrë, ndërkohë që kjo nuk është çështja. Nuk është hera e parë që fansat diskutojnë rreth ndërhyrjeve potenciale që Timberlake mund të ketë bërë, por ai nuk është përgjigjur asnjëherë publikisht.

Dhe ndërkohë që ka dyshime për të gjitha këto, një gjë është e sigurt: Justin Timberlake nuk është më ai burri me pamjen rinore, që fitoi zemrat e miliona fansave në të gjithë botën./limit.al