Kërkoni të dini disa fakte interesante por ndoshta dhe të çuditshme? Më poshtë janë 7 fakte që ndoshta mund t’ju ndihmojnë:
• Kur stresohemi, djersa mban erë më të rëndë. Pse?
Kur stresohemi, gjëndrat tona apokrine nisin të punojnë më shpejt dhe lëshojnë djersë, e cila përmban më shumë lëndë ushqyese, proteina dhe lipide se djersa e prodhuar nga gjëndrat ekrine, që përfshijnë vetëm ujë dhe kripë. Kjo lloj djerse është një vakt fantastik për bakteret që jetojnë rreth poreve tona. Teksa bakteret depërtojnë brenda këtyre kimikateve, lëshojnë një erë të keqe.
- Cila pjesë e trupit tonë nuk furnizohet me gjak?
Pjesa e vetme e trupit që nuk ka furnizim me gjak është kornea e syrit. Ajo merr oksigjen direkt nga ajri.
- Njerëzit dhe minjtë janë të vetmet qenie/gjitarë që qeshin.
- Numri i baktereve në gojën e një njeriu të rritur është i barabartë me numrin e banorëve në Tokë, ose dhe më shumë.
- Shpejtësia e teshtimës arrin në 160 km/orë.
- Ne kemi linja në lëkurën tonë që janë të dukshme vetëm nën dritat e caktuara.
- Domate kanë më shumë gjene se qeniet njerëzore.