Rreziku i ri i zhdukjes së shqipes po vjen nga gjuha e përdorur nga të rinjtë kohët e fundit, e njohur si shkurtimet apo shqipja elektronike.
“Flasim me shkurtime se përtojmë. S’kemi nerva të shkruajmë e lexojmë gjatë“, tha një i ri.
“Po the prsh, klb etj , shqipja e humb kuptimin shprehës”, u shpreh profesori.
Edhe fjalët e huaja në komunikimin e përditshëm dhe gabimet drejtshkrimore në dokumentet zyrtare apo në tekstet shkollore janë shqetësuese për gjuhetaret. Mësimi i shqipes saktë duhet të nis sipas tyre që në bankat e shkollës.
“Fjala është një figurë që duhet të ngulitet në mendjen e fëmijëve”, tha ajo.
Shqiptaret nga ana tjetër vënë re që përkudesja institucionale për gjuhën shqipe standarde mungon dhe për ta mbrojtur atë është detyrim kushtetues miratimi i një ligji sa më shpejt./ TCH